Zelensky: Rusia planifikon të përdorë një numër më të madh dronësh në sulme, Ukraina përgatitet të përgjigjet

- Bota Sot

Zelensky: Rusia planifikon të përdorë një numër më të madh dronësh në sulme, Ukraina përgatitet të përgjigjet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia po investon në sektorin e dronëve dhe planifikon të rrisë numrin e dronëve në sulmet kundër Ukrainës.

“Do të flas me partnerët tanë për investime të reja në Ukrainë, në armët tona. Prioriteti janë dronët, dronët interceptues, dronët për sulme me rreze të gjatë veprimi. Sigurisht, kjo është vija e frontit dhe gjithçka që ushtarët tanë kanë nevojë në vijën e frontit, gjithçka që vërtet frenon sulmet ruse”, tha Zelensky,.

“Jam mirënjohës për të gjithë prodhuesit ukrainas të dronëve, për çdo zhvillues, për të gjithë ata që po përpiqen të zhvillojnë në mënyrë aktive sektorin e interceptorëve [dronëve]. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Rusia po investon në sektorin e dronëve dhe Rusia planifikon të rrisë numrin e dronëve në sulmet e saj ndaj vendit tonë. Ne po përgatisim kundërmasat tona”, shtoi presidenti ukrainas.

Ai gjithashtu vuri në dukje se një nga qëllimet është të nisë një prodhim sistematik të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Në anën tjetër po vazhdon të kërkoj nga SHBA-të shitjen e sistemeve të avancuara raketore Patriots, për të cilat Zelensky thotë se ka nevojë vendi i tij. 



Read it all at Bota Sot