Man Utd po e konsideron transferimin e top sulmuesit anglez gjatë kësaj vere

- Bota Sot

Man Utd po e konsideron transferimin e top sulmuesit anglez gjatë kësaj vere

Ollie Watkins është shfaqur si objektiv konkret për Manchester United, teksa klubi nga  synon të rinovojë repartin ofensiv këtë verë. 

Sipas The Athletic, sulmuesi i Aston Villa është përfshirë në listën e përforcimeve të ‘Djajve të Kuq’ dhe shihet si një opsion më i qëndrueshëm dhe më ekonomik në krahasim me objektivat e tjerë në sulm. 

Drejtuesit e United kanë zhvilluar kontakte me Aston Villan për të diskutuar termat e mundshëm të një marrëveshjeje për Watkins, i cili ka kontratë deri në vitin 2028.  

Klubi nga Birminghami e vlerëson lojtarin rreth 60 milionë euro. 

Watkins është një sulmues i dëshmuar në Ligën Premier  me 75 gola në 184 ndeshje në elitën angleze, një profil që përputhet me filozofinë e trajnerit Ruben Amorim, i cili preferon të afrojë lojtarë me përvojë të drejtpërdrejtë në kampionatin anglez.  

Kjo qasje u konfirmua edhe me afrimin e Matheus Cunha dhe ndjekjen e vazhdueshme të Bryan Mbeumo. 

Manchester United gjithashtu po shqyrton mundësinë e shitjes së Rasmus Hojlund gjatë kësaj vere, edhe pse sulmuesi danez shpreh dëshirën për të qëndruar në klub. 

Watkins, ish-sulmues i Brentford, ka arritur të shënojë gola me shifra dyshifrore në çdo sezon me Aston Villan në Ligën Premier. 

Në edicionin 2024/2025, ai realizoi 16 gola në kampionat, pavarësisht se luajti 600 minuta më pak sesa në dy sezonet e mëparshme. 

Gjatë muajve të fundit ishte diskutuar edhe një marrëveshje shkëmbimi mes Watkins dhe Marcus Rashford, por dëshira e Rashford për t’u transferuar te Barcelona bëri që kjo ide të bjerë poshtë.



Read it all at Bota Sot