Presidenti i Empolit në mbrojtje të Asllanit: Tregon shumë fakti që…

- Bota Sot

Presidenti i Empolit në mbrojtje të Asllanit: Tregon shumë fakti që…

Një prej figurave i cili ka mbështetur dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në promovimin dhe më pas në shitjen e Kristjan Asllanit, është edhe presidenti i Empolit, Fabricio Korsi.

Shpeshherë mesfushori ka marrë kritika të shumta në Itali, ndërsa Korsi ka qenë ai që e ka mbrojtur.

Së fundmi, në një prononcim për mediat, numri një i klubit të Empolit është shprehur se, nëse Interi i beson Asllanit ekzekutimin e goditjeve të dënimit, diçka e tillë tregon shumë për aftësitë e tij.

“Shikoni, kam lexuar disa kritika për Kristjan Asllanin, por ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Fakti që po ekzekuton goditjet e dënimit, sot tregon shumë për aftësitë e këtij njeriu”, tha Korsi.



Read it all at Bota Sot