Lautaro si kapiten godet me fjalë të ashpra pas humbjes

- Bota Sot

Lautaro si kapiten godet me fjalë të ashpra pas humbjes

Lautaro Martinez dukej se i dërgoi një mesazh të qartë shokut të skuadrës së Interit, Hakan Calhanoglu, pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube te Fluminense dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga presidenti i klubit, Giuseppe Marotta.

Kapiteni i Interit ishte i frustruar pas eliminimit befasues në Charlotte të Karolinës së Veriut, në fazën e 1/8-tës në Kupën e Botës për Klube.

Ata u mposhtën 2-0 nga brazilianët e Fluminenses, me gabime në mbrojtje që rezultuan vendimtare në golat e German Cano dhe Hercules, ndërsa Lautaro Martinez dhe Federico Dimarco ishin të pafat duke goditur traversën.

“Unë nuk dua të humbas. Tani dua të them një gjë: këtu duhet të duash të qëndrosh. E kuptuat? Sepse këtu luftohet për objektiva. Mesazhi është i qartë: kush do të qëndrojë, le të qëndrojë; kush do të largohet, le të largohet”.

Ne këtu japim gjithçka dhe kam parë shumë gjëra që nuk më kanë pëlqyer. Unë jam kapiteni dhe dua të vazhdoj të qëndroj lart. Mesazhi është i qartë: kush nuk dëshiron të qëndrojë, mirupafshim”, deklaroi Lautaro i frustruar pas humbjes.

Meqenëse Lautaro nuk përmendi emri, një gjë të tillë u mundua ta konfirmoj presidenti Marotta, i cili tha se fjalën e kishte për mesfushorin turk, Calhanoglu, që është larguar më herët nga Kupa e Botës për Klube.

“Mesazhi i Lautaros për lojtarët që nuk duan të qëndrojnë? Ai nuk e tha… por unë do ta them këtë. Ishte për Hakan Calhanoglun. Do të flasim me Hakanin. Nëse do të ketë kushte për t’u ndarë, do ta bëjmë pa probleme”, deklaroi presidenti i Interit.

Problemi duket të jetë se, ndërsa Interi është i lumtur ta lejojë Calhanoglun të bashkohet me Galatasarayn, ata nuk janë të përgatitur të ulin çmimin e tij, i cili thuhet të jetë rreth 30 milionë euro.

Ndërsa është folur shumë se sa shumë dëshiron ai ta bëjë këtë transferim, nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare për Interin. 



Read it all at Bota Sot