Turqia Perëndimore në alarm nga zjarret

- Bota Sot

Turqia Perëndimore në alarm nga zjarret

Turqia perëndimore po lufton me flakët prej disa ditësh.

Mbi 950 persona, të mbështetur nga helikopterë, avionë dhe kamionë zjarrfikës, janë duke punuar për izolimin e flakëve, por erërat e forta dhe moti i thatë kanë përhapur edhe më shumë zjarret në pyje.

Qytetet e prekura janë Sakarya, Bilecik, Izmir dhe Manisa. Zjarret që shpërthyen më 27 qershor kanë djegur zona të gjera dhe kanë shkaktuar evakuime të qytetarëve.

Zjarret shpërthyen edhe pranë shtëpive në Hatay të Turqisë, ku banorët u evakuuan. Guvernatori rajonal, Mustafa Masatlı, tha se të paktën 20 shtëpi u boshatisën dhe njerëzit u zhvendosën në konvikte.

Më shumë se 50,000 njerëz janë evakuuar nga pesë rajone, përfshirë më shumë se 42,000 në Izmir, sipas autoritetit turk të menaxhimit të emergjencave, AFAD.



Read it all at Bota Sot