Ish-ylli i Chelseat, Charly Musonda Jr, është pensionuar nga futbolli në moshën 28-vjeçare pas një karriere të mbushur me lëndime.
Ai e ka bërë vetë të ditur vendimin e tij në podcastin Rising Ballers, siç raportoi mediumi belg La DH Les Sports.
Musonda kishte mbetur pa klub që nga largimi i tij nga skuadra qipriote Anorthosis vitin e kaluar.
Ky lojtar u konsiderua si një yll i ardhshëm që në moshë të re në Belgjikë, duke nënshkruar për Chelsean për 2.5 milionë euro në moshën 16-vjeçare në vitin 2012.
La DH Les Sports shkruan se mesfushori ofensiv dikur shihej si ‘talenti më i madh belg’, por përfundoi duke bërë vetëm shtatë paraqitje me Chelsean, tre prej tyre në Ligën Premier, dhe duke shënuar vetëm një gol.
Më pas erdhën huazimet te Real Betis, Celtic dhe Vitesse Arnhem, para se të largohej përfundimisht nga Chelsea në vitin 2022 dhe të kishte periudha të shkurtra te Levante dhe Anorthosis.
Ai nuk arriti të gjejë një klub afatgjatë pas largimit nga Chelsea, duke u përballur me dëmtime të vazhdueshme gjatë gjithë karrierës së tij.
“Kam një njoftim të madh sot. Nuk është e lehtë, por është diçka për të cilën kam menduar për një kohë të gjatë”.
“Pas reflektimit mbi përvojat e mia dhe kush jam, e kam kuptuar se dua të jetoj me qëllim, për të frymëzuar dhe motivuar të tjerët”, kishte thënë Musonda mes tjerash.