Pas largimit të mjaft lojtarëve që u mbaroi kontrata apo huazimi, te Milan ka nisur puna për kompletimin e grupit. Klubi po sheh me vëmendje lojtarët e krahut, aty ku kuqezinjtë kanë më shumë mungesa.
Për të zëvendësuar Theo Hernandez që po largohet, Milan ka eksploruar më shumë se një mundësi. Emrat më të përfolur janë Cambiaso, Udogie dhe Zinchenko, por klubi ende nuk kanë arritur në thelb të çështjes.
Në të djathtë, situata është e ngjashme, por emri më i lakuar kohët e fundit Guela Doué. Kërkesa e Renne prej mbi 20 milionë eurosh aktualisht konsiderohet e tepërt nga kuqezinjtë.
Profili i fundit që është futur në listën e Igli Tare është Martim Fernandes, një 19-vjeçar nga Porto. Megjithatë, edhe ai ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, një shumë që është jashtë mundësive të Milan.