Me anë të një komunikate që ka arritur tek redaksia e portalit Open-TV, nga grupi iniciues i themeluesve të ri-themelimit të klubit të futbollit “Rramalia” nga Kumanova bëhet e ditur se tashmë është themeluar klubi i ri i futbollit në fshatin Rramali të Kumanovës.
Deklaratë për media:
Të nderuar qytetarë, dashamirës të sportit dhe përkrahës të talentit vendor,
Me kënaqësi dhe krenari ju njoftojmë për themelimin e Klubit Futbollistik Rramalia, një iniciativë që buron nga dëshira dhe vullneti për të zhvilluar sportin, për të bashkuar të rinjtë dhe për të forcuar lidhjen tonë si komunitet.
Kryesia e klubit, komisioni organizativ, trajnerët dhe të gjithë lojtarët tanë janë të përkushtuar që të punojnë me përkushtim dhe ndershmëri, për të ndërtuar një klub të fortë dhe të respektuar.
Kryesia e klubit përbëhet nga:
Kryetar: Fati Ameti
Nënkryetar: Bekim Bajrami
Anëtarë: Shuajb Ebibi, Kelmend Saiti, Lirim Emini
Komisioni organizativ:
Bilent Memeti, Qazim Zimberi, Orhan Ameti
Trajnerët:
Mervan Saiti, Lirim Isufi(Trajner Kondicional)
Lojtarët që përfaqësojnë me krenari KF Rramalia janë:
Enis Aziri, Armin Memedi, Adis Neziri, Lavdrim Saiti, Fatlum Shaqiri, Misim Zimberi, Feriz Zimberi, Mentor Zimberi, Erdin Bilalli, Mustaf Murseli, Edin Saiti, Ibrahim Rakipi,Besart Ramadani, Sufjan Emini, Sali Ganiu, Lirim Bajrami, Iliri Bajrami, Ibrahim Ganiji, Shpëtim Esadi, Fatbardh Saiti, Nezir Neziri,Enis Ebibi ,Ermal Isufi, Azam Ganiji dhe Ubejd Ebibi.
Talente të rinj (16+):
Albin Memedi, Erkan Ameti, Usejd Ebibi, Ubejd Rexhepi, Agon Ebibi, Amar Ameti dhe Ismet Emini.
Në këtë fillim të ri, ju falënderojmë për çdo mbështetje që na keni dhënë deri tani dhe ju ftojmë të na përkrahni edhe më tej – me praninë tuaj në ndeshje, me fjalën e mirë, me sugjerime dhe me çdo formë që ndihmon në përparimin e klubit.
KF Rramalia është klub i komunitetit – klub i të gjithëve. Së bashku do të ndërtojmë një histori suksesi që do të trashëgohet ndër brezat, njofton Kryesia e KF Rramalia.