Carvajal rikthehet pas 9 muajsh në fushë: Jam gati të luaj edhe si portier!

- Bota Sot

Carvajal rikthehet pas 9 muajsh në fushë: Jam gati të luaj edhe si portier!

Makthi ka përfunduar për Dani Carvajal.

Mbrojtësi i Real Madrid është jashtë prej nëntë muajsh, pasi këputi ligamentet në muajin tetor.

Rikuperimi pas operacionit ka shkuar mirë dhe spanjolli e ka hedhur pas krahëve dëmtimin. Rikthimin e konfirmoi vetë lojtari, që u shpreh se është gati të luajë ku dëshiron trajneri, madje edhe si portier.

“Pas nëntë muajsh, jam gati të luaj sërish. Nuk e kam problem të luaj si mbrojtës qendre, në një mbrojtje me tre lojtarë. Luaj ku të dojë trajneri, madje edhe si portieri”, tha Carvajal.

Mbrojtësi i djathtë do të përballet me një konkurrencë të fortë për fanellën e titullarit, pasi këtë verë, Real Madrid firmosi me Trent Alexander Arnold.



Read it all at Bota Sot