Ekipi i ri i ligës së parë të Maqedonisë së Veriut, Arsimi nga Çegrani, prezantoi përforcimin e ri nga Bosnja dhe Hercegovina, Armin Besagiç
Ai është mesfushor me përvojë, së fundi ka qenë pjesë e ekipit Igman Konjiq.
Futbollisti ka qenë pjesë e futbollit boshnjak gjatë gjithë karrierës së tij, si në ekipin Sarajeva, Iskra dhe Bihaçi.
“KF Arsimi ka kënaqësinë të prezantojë transferimin më të ri, Armin Besagiç, mesfushorë shumë cilësorë dhe me përvojë, që vjen nga liga e parë e Bosnjës, konkretisht nga ekipi i gman Konjiç.
Besagiç ka ndërtuar tërë karrierën e tij në futbollin boshnjak duke qenë pjesë e disa skuadrave si Sarajeva, Iskra, Bihaç dhe së fundmi Igman Konjiç.
Jemi të bindur se përvoja dhe cilësitë e tij do të kontribuojnë ndjeshëm në objektivat tona për sezonin e ardhshëm.
I urojmë mirëseardhje në klubin tonë dhe shumë suksese me fanellën tonë!" – thuhet nga Arsimi.