Rumunët dënohen rëndë nga UEFA! Media rumune përmend Kosovën

- Bota Sot

Rumunët dënohen rëndë nga UEFA! Media rumune përmend Kosovën

Federata e Futbollit e Ruanisë është dënuar rëndë me 55,250 euro nga UEFA. 

““Ndëshkimet vijnë si rezultat i incidenteve në ndeshjen Rumani - Qipro, e cila është luajtur në Arenën Kombëtare, më 18 nëntor të vitit 2024, në raundin e fundit të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Sjellje raciste dhe diskriminuese e tifozëve, gjobë prej 30,000 eurosh dhe mbyllja e pjesshme e stadiumit (sektorët 105, 106, 107 në Arenën Kombëtare) për ndeshjen e ardhshme në garat e UEFA-s.

Megjithatë, vendimi për mbylljen e pjesshme të stadiumit është pezulluar. Bllokimi i rrugëve të aksesit - një gjobë prej 14,000 eurosh

Ndezja e materialeve piroteknike - gjobë prej 11,250 eurosh”, ka shkruar mediumi rumun “Sport”.

Mediumi rumun ka rikujtuar edhe dënimet që kishin marrë për Kosovën.

“FRF, ishte ndëshkuar shumë më drastikisht për atë që ndodhi në ndeshjen Rumani - Kosovë, gjithashtu në Ligën e Kombeve
UEFA i kishte gjobitur jo më pak se 128,000 euro”,
shkruan më tek.

Andrei Vochin, këshilltar i Razvan Burleanu, presidentit të FRF, reagoi pas dënimeve nga UEFA. Ai tha se kush mund ti zgjidhë probleme të tilla në mënyrë që probleme të tilla të mos përsëriten në ndeshjet e ekipeve kombëtare.

"Federata është mësuar tashmë me to. Nuk është më lajm i Fundit. Sa shumë mund të ishte bërë me këto para...

Ne jemi super-recidivistë

Vetëm autoriteti shtetëror mund ta zgjidhë. Është turp për mbi 40,000 njerëz. Kaq është. Ne nuk kemi çfarë të bëjmë", tha Andrei Vochin për “Footbal Club”.



Read it all at Bota Sot