Kulla Eiffel mbyllet për shkak të nxehtësisë, alarm i kuq në 16 rajone

- Bota Sot

Kulla Eiffel mbyllet për shkak të nxehtësisë, alarm i kuq në 16 rajone

Kryeqyteti francez ka shpallur alarmin e kuq për shkak të temperaturave të larta, duke çuar në mbylljen e Kullës Eiffel, të paktën deri nesër.

Agjencia franceze e motit “Meteo France” ka lëshuar alarmin e kuq për shkak të valës së të nxehtit në 16 rajone, shkruan Ansa, transmeton ATSH.

Ministria franceze e Arsimit, ka parashikuar mbylljen e pjesshme ose të plotë të rreth 1 350 shkollave publike, nga një total prej 45 000 – për shkak të valës së të nxehtit përvëlues që po prek pothuajse të gjithë Francën.

Të paktën 16 rajone franceze, përfshirë Parisin, kanë shpallur alarmin e kuq për sot dhe nesër për shkak të temperaturave të larta.

Ile-de-France, rajoni i Parisit, si dhe Aube, Yonne dhe Vienne janë në gatishmëri maksimale deri nesër në mesnatë.

“Ndërkohë, trafiku hekurudhor midis Parisit dhe Milanos është ndërprerë të paktën për disa ditë”, tha kompania “Sncf” – pas stuhive të forta në rrethinën Modane, në Vallée de Maurienne, në Savoy.

“Spitalet janë gati për t’u përballur me valën e të nxehtit përvëlues që po prek pothuajse të gjithë Francën”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Yannick Neuder. 



Read it all at Bota Sot