Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e portierit spanjoll, Kepa Arrizabalaga, nga Chelsea.
Klubi londinez ka paguar 5 milionë funta për ta aktivizuar klauzolën e lirimit të portierit tridhjetë vjeçar, i cili për një kohë ka qenë portieri më i shtrenjtë në botë.
Kepa ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim, së fundmi te Bournemouth, ku ka qenë portieri titullar në Premier League. Para kësaj, ai kishte mbrojtur portën e Real Madrid, duke ndihmuar skuadrën që të fitojë në La Liga dhe në Champions League.
Spanjolli i ishte bashkuar Chelsea në vitin 2018 nga Athletic Bilbao për plot 71 milionë funta. Me Chelsean ka fituar trofe të rëndësishëm si Europa League, Champions League dhe Kupa e Botës për Klube.
Pavarësisht se kishte zgjatur kontratën me Chelsea deri në vitin 2026, Kepa ka firmosur tani kontratë trivjeçare me Arsenal. Ai do të mbajë fanellën me numrin 13 dhe pritet të jetë zëvendësues i David Raya.