Monza, përfundon epoka Berluskoni

- Bota Sot

Monza, përfundon epoka Berluskoni

Marrëveshja për shitjen e AC Monza nga Fininvest te fondi amerikan Beckett Layne Ventures, një kompani me seli në Larchmont, Neë York, është nënshkruar.

Sipas ANSA-s, operacioni është strukturuar në një transferim fillestar të 80% të aksioneve, ndërsa 20% e mbetur do të shitet pas 12 muajsh. Vlera e përgjithshme e operacionit është rreth 30 milionë euro, duke përfshirë disa bonuse.

Ishte 28 shtatori 2018 kur Silvio Berlusconi u rikthye në futboll pasi kishte shitur Milanin duke blerë Monzën. Nën drejtimin e tij, klubi  arriti rezultate të paimagjinueshme, siç ishte ngjitja e parë në Serie A në historinë e tij. Pastaj me vdekjen e Cavaliere, vjen rënia në Serie B dhe vendimin e familjes për të shitur klubin të njoftuar nga presidenti i nderit, Paolo Berlusconi:

“Me vdekjen e Silvios, i cili ishte qendra e vërtetë e këtij projekti, dhe pasi kishte shpenzuar shumë para për një ëndërr, sot familja, me të drejtë do të thoja, po kërkon një grup të besueshëm që mund të garantojë një të ardhme në të cilën klubi mund të kalojë”.



Read it all at Bota Sot