Baton Zabërgja pritet të largohet nga Dinamo në këtë merkato vere.
Për sulmuesin e klubit kryeqytetas ka shfaqur prej kohësh interes Metalist 1925 në Ukrainë, por jo vetëm.
Së fundmi për Baton Zabërgjën janë në garë dy ekipe të njohura të Kroacisë. Sipas mediave kroate, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është objektivi i Dinamo Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit.
Synimi i Dinamos është të fitojë të paktën më shumë se 1 milionë euro nga largimi i Zabërgjës. Sulmuesi 24-vjeçar arriiti të shënojë 15 gola në 41 paraqitje në Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë.