Skuadra e Baselit ndodhet aktualisht në Austri ku po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm, si në kampionatin zviceran ashtu edhe në arenën evropiane.
Të martën pasdite, para gazetarëve zviceranë doli Xherdan Shaqiri, kapiteni dhe lideri i ekipit.
“Gjendja është pozitive.
Po punojmë me intensitet të lartë, dhe kjo është thelbësore. Synimi ynë është të arrijmë formën optimale për sfidat në kualifikimet e Ligës së Kampionëve”, deklaroi Shaqiri.
Ai u pyet nëse përgatitjet fizike bëhen më të vështira me kalimin e viteve.
Shaqiri u shpreh se për të, çdo herë kjo pjesë ka qenë sfiduese.
“Kur ke më shumë eksperiencë, fillon të kuptosh më mirë aspektet fizike dhe menaxhimin e energjisë.
Lojtarët e rinj janë duke u zhvilluar mirë në këtë drejtim.
Unë jam më tepër një lojtar kreativ, ndaj ndonjëherë duket sikur jam ende në kulmin tim si para dhjetë vitesh.
Por pas ndeshjeve, rikuperimi është më i rëndësishëm se më parë”, shtoi ai.
Shaqiri theksoi gjithashtu se e njeh më mirë trupin e vet dhe është më i vetëdijshëm për nevojat që ka për të qëndruar në formë.
“Por ndihesha jashtëzakonisht mirë në këto ditë të para”, tha ai.