Jamal Musiala do të mbajë fanellën me numrin 10 te Bayern Munich duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga klubi bavarez menjëherë pas përfundimit të angazhimeve në Botërorin për Klube dhe pas largimit të Leroy Sané drejt Galatasarayt, gjë që hapi rrugën për ndryshimin e numrave.
Ylli gjerman i lindur në vitin 2003, i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayernit që nga mbërritja e tij në vitin 2020, ka mbajtur fanellën me numrin 42 deri tani. Klubi gjerman është treguar i vendosur për ta mbajtur në skuadër, duke i ofruar një rinovim të majmë që në total tejkalon vlerën e 100 milionë eurove.
Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet: “Tifozë të dashur të Bayern Munich, me afrimin e sezonit të ri kemi një njoftim të veçantë për ju: Jamal Musiala do të mbajë fanellën me numrin 10 pas përfundimit të Botërorit për Klube.
Mesfushori i përfaqësueses gjermane merr kështu trashëgiminë e Leroy Sané, i cili ka mbajtur këtë numër gjatë pesë viteve të fundit.”
Musiala do të luajë Botërorin për Klube me fanellën e zakonshme me numrin 42, pasi rregullorja e turneut nuk lejon ndërrimin e numrave gjatë kompeticionit.
Nga sezoni i ardhshëm, ai do të jetë fytyra e re e dhjetës te Bayerni, duke simbolizuar fillimin e një epoke të re nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany.