Interi bën gati ofertën për Rovellën

- Bota Sot

Interi bën gati ofertën për Rovellën

Interi është i vendosur për të tentuar afrimin e Nicolò Rovella. Klubi zikaltër po përgatit një ofertë të jashtëzakonshme për ta bindur Lazion që të heqë dorë nga lojtari, veçanërisht në rast se Hakan Calhanoglu largohet – një skenar gjithnjë e më i mundshëm për shkak të disa përplasjeve të fundit.

Sipas raportimeve nga “La Repubblica”, Rovella ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe presidenti Lotito nuk ka ndërmend të bëjë ulje. Megjithatë, nëse një klub vendos ta paguajë këtë shumë, as ai nuk mund ta ndalojë largimin e lojtarit.

Interi ka përgatitur një kontratë pesëvjeçare për mesfushorin e lindur në vitin 2001, me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, plus një bonus prej 2 milionë eurosh në momentin e firmës.

Krahasuar me pagën aktuale te Lazio, ku për sezonin 2024-2025 ka përfituar vetëm 2 milionë euro neto (3.7 milionë bruto), oferta e Interit është më shumë se dyfishi.

Për Rovellën do të jetë e vështirë ta refuzojë një propozim të tillë, sidomos duke marrë parasysh se te Lazio nuk do të ketë mundësinë të luajë në kupat evropiane. Ndërkohë, trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka vendosur të fokusohet te lojtarët e rinj dhe projektet afatgjata. Situata mbetet për t’u ndjekur, sidomos nëse Galatasaray nis një ofensivë serioze për Calhanoglu.



Read it all at Bota Sot