Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion, formacionet zyrtare

- Bota Sot

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion, formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi përballën në kuadër të 1/8 në Kupën e Botës për klube.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Hard Rock”.

Los Blancos dëshirojnë të vazhdojnë formën e mirë dhe synojnë kalimin në çerekfinale.

Në anën tjetër, Juventusi kërkon këndelljen nga humbja 5-2 përballë Manchester Cityt.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois; Trent, Rudiger, Huijsen, Fran Garcia; Valverde, Tchouameni, Bellingham; Vinicius, Gonzalo, Arda Guler.

Juventus: Di Gregorio, Kalulu, Rugani, Kelly, Costa, Locatelli, Thuram, Cambiaso, Conceição, Kenan, Kolo Muani.



Read it all at Bota Sot