Llapi i Podujevës ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Kryetrajneri Tahir Batatina synon që me ekip të janë sa më të përgatitur për edicionin e ri.
“Ekipi ynë ka nisur sot përgatitjet për edicionin 2025/26.
Bardhekaltrit zhvilluan seancën e parë stërvitore në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku atmosfera dhe motivimi ishin në nivel të lartë.
Stërvitjet do të vazhdojnë me intensitet të shtuar në ditët në vijim”, njofton KF Llapi.