Skuadra shqiptare, Deçiqi Admiralbet nga Tuzi, do të luajë ndeshje evropiane në Tuz dhe për herë të parë në histori para publikut vendas.
Trajneri Nenad Brnoviq është i kënaqur me përgatitjet
“Lojtarët e Deçiqit u kthyen nga Zllatibori, ku përfunduan pjesën kryesore të përgatitjeve para fillimit të një aventure të re evropiane.
Ekipi nga Tuzi po përgatitet për sfidën e rrethit të parë të kualifikimeve të Conference League, ku ndeshen me Sileksin e Kratovës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan media malezeze “Vijesti”.
Deçiqi do të luajnë ndeshjen e parë më 10 korrik në shtëpi, ndeshja e kthimit është shtatë ditë më vonë në Maqedoni.
Trajneri Nenad Brnoviq është i kënaqur me përgatitjet, megjithëse pranon se jo gjithçka shkoi në mënyrë perfekte.
”Kemi probleme me lojtarët e lënduar që kanë anashkaluar shumicën e përgatitjeve.
Midis tyre janë Zharko Tomasheviq, Asmir Kajeviq dhe Drashko Bozhoviq, i cili, për fat të mirë, po shërohet shpejt, si dhe Endiaje.
Pjesa tjetër e ekipit reagoi mirë, mendoj se jemi përgatitur në një nivel të lakmueshëm në një periudhë të shkurtër kohore”, tha trajneri i Deçiqit.
Një nga motivet do të jetë fakti që Deçiqi do të luajë një duel evropian për herë të parë në Tuzi, para tifozëve vendas.
“Do të thotë shumë për ne që po luajmë në shtëpi. Besoj se tifozët do të vijnë në numër të madh dhe se do të jenë një mbështetje e rëndësishme në përpjekjen tonë për të arritur një rezultat të favorshëm.
Kjo është një ndeshje historike për klubin dhe qytetin, kjo është hera e parë që një ndeshje evropiane po luhet në stadiumin tonë”- tha Brnoviq..