Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Nico Williams, ka vendosur të ndërpresë pushimet e tij për të përshpejtuar transferimin te Barcelona.
Klubi katalanas i ka propozuar një marrëveshje lojtarit dhe agjentit të tij, Felix Tainta, të cilën ata e kanë pranuar.
Në rast se Barcelona nuk arrin ta finalizojë nënshkrimin me 23-vjeçarin, atëherë Williams do të ketë mundësi të negociojë me klube të tjera, përderisa ato paguajnë një shumë të ngjashme me atë që kanë ofruar katalanasit.
Megjithatë, një skenar i tillë nuk preferohet nga asnjëra palë. Barcelona beson fuqishëm se gjatë korrikut do ta arrijë rregullin 1:1, që do t’i mundësojë klubit të funksionojë normalisht dhe të investojë çdo të ardhur që siguron.
Barcelona synon që ta mbyllin këtë transferim sa më shpejt që të jetë e mundur.