Tjetër ofertë nga Milani për lojtarin shqiptar, 38 milionë euro

- Bota Sot

Tjetër ofertë nga Milani për lojtarin shqiptar, 38 milionë euro

Igli Tare dhe Milan nuk e kanë ndërmend që të heqin dorë nga mesfushori shqiptar, Ardon Jashari. Futbollisti i zikaltërve të Club Brugge dëshiron vetëm “Djallin”, por pengesë po bëhet klubi belg.

Tashmë, Tare dhe klubi italian kanë dërguar një tjetër ofertë.

Sipas ekspertit të afatit kalimtar Fabrizio Romano, Milani ka ofruar 33 milionë euro, plus 5 të tjera në formë bonusesh.

Pra totali i transferimit të Jasharit sipas ofertës së Milanit është 38 milionë euro.

Tashmë vendimi përfundimtar i takon Club Brugge, pasi shqiptari dhe Milan kanë arritur akordin prej kohësh.



Read it all at Bota Sot