Frikë tek Interi për Dumfries

- Bota Sot

Frikë tek Interi për Dumfries

Tek Interi del një tjetër problem. Sikur të mos mjaftonin fjalët e Lautaro Martinez dhe përgjigjja e Hakan Calhanoglu, sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, tani në qendër të vëmendjes është edhe Denzel Dumfries.

Gazeta e njohur sportive italiane shkruan se në kontratën e tij është parashikuar një klauzolë prej 30 milionë eurosh, e aktivizueshme deri në mesin e muajit korrik. Një shumë relativisht e ulët duke parë kontributin që holandezi ka dhënë për skuadrën gjatë sezonit që sapo u mbyll, dhe që mund të tundojë disa klube të mëdha në Europë.

Një largim i mundshëm i mbrojtësit të djathtë nuk do të ishte aspak i lehtë për t’u menaxhuar, edhe pse aktualisht nuk ka sinjale konkrete në këtë drejtim.

Kur ai ka munguar, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka pësuar një rënie të dukshme, si për shkak të mungesës së alternativave cilësore në krahun e djathtë, ashtu edhe sepse ish-lojtari i PSV-së është kthyer tashmë në element vendimtar si në fazën ofensive, ashtu edhe në atë mbrojtëse, falë fuqisë së tij fizike, që e bën dominues ndaj kundërshtarëve.

Zëvendësuesin e tij, Interi e ka teorikisht në shtëpi, por Luis Henrique për momentin nuk duket të jetë ai që mendohej.

Për më tepër, ai ka treguar se është më i gjallë dhe më i përfshirë në lojë kur luan në të majtë, sesa kur aktivizohet në krahun e djathtë.



Read it all at Bota Sot