Temperaturat e larta në Spanjë, humbin jetën 3 persona

- Bota Sot

Temperaturat e larta në Spanjë, humbin jetën 3 persona

Dy persona ndërruan jetë në provincën katalanase të Lleidës, pasi u përfshinë nga një zjarr i madh që dogji 6,500 sipërfaqe toke në rajonin verilindor të Spanjës dhe i detyroi autoritetet të urdhërojnë 18,000 banorë në zonë të qëndrojnë në shtëpi. Vikima e tretë ishte një i mitur i cili ishte lënë në një automjet në provincën katalanase të Tarragonës.

Presidenti rajonal Salvador Illa, në një postim në rrjetet sociale shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Jam i tronditur pasi mësova për vdekjen e dy personave si pasojë e zjarrit. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e tyre. Ju bëj thirrje për kujdes të madh dhe për të ndjekur të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e shërbimeve të emergjencës në të gjitha zonat e prekura”, tha Illa.

Edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij, ndërsa bëri me dije se shërbimet e emergjencës po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Një përqafim i përzemërt për familjet e dy personave që humbën jetën në zjarrin ekstrem… Solidariteti im me të gjithë të prekurit dhe mirënjohja ime për shërbimet e emergjencës që punojnë për ta shuar atë. Në këto muaj me rrezik më të lartë, ju lutemi të jemi shumë të kujdesshëm”, u shpreh kryeministri.



Read it all at Bota Sot