Hamilton: Rezultat që nuk më kënaq

- Bota Sot

Hamilton: Rezultat që nuk më kënaq

Ferrari u largua të dielën nga Çmimi i Madh i Austrisë me rezultatin e saj më të mirë kolektiv deri në këtë pikë të sezonit.

Sharl Lëklerk u klasifikua i treti, duke shënuar podiumin e katërt në këtë botëror, ndërsa Luis Hamilton u rendit i katërti, rezultati më i mirë për të, të cilin e kishte arritur edhe në Emilja Romanja.

Megjithatë, shtatë herë kampioni i botës ishte i pakënaqur me performancën e tij në Red Bull Ring.

Pavarësisht se vlerësoi dyshemenë e re të makinës SF-25, ai bëri një krahasim me Lëklerku pas eventit austriak, duke theksuar se ritmi i tij aktual i garës nuk është mjaftueshëm i mirë. Por, edhe pse nuk është plotësisht i kënaqur, britaniku pranoi se Ferrari ka bërë hapa në drejtimin e duhur. Megjithatë, diferenca me MekLarenin mbetet shumë e madhe, pasi Hamilton është i bindur se nuk do të kishte përfunduar i dyti edhe nëse do të ishte nisur nga rreshti i parë.

“Mendoj se kemi bërë përparim”, u shpreh Hamilton. “Mendoj se përmirësimi ishte mjaft i vogël. Ndoshta ishte një rezultat më i mirë kur vendosëm dyshemenë, kështu që kjo është vërtet pozitive.

Është fantastike të shohësh ekipin duke u përmirësuar, duke bërë hapa përpara si makinat e dyta më të shpejta, për të marrë vendin e tretë dhe të katërt”, sqaroi Hamilton. Kështu, fundjava e kaluar, në përgjithësi, ishte pozitive për pilotin 40- vjeçar.

“Ka shumë gjëra të mira për të marrë nga Austria, dhe ka shumë fusha për t’u përqendruar. Mendoj se kualifikueset shkuan më mirë. Hasëm një problem në xhiron time të fundit kualifikuese, gjë që më bëri të humbisja një të dhjetën për shkak të një problemi me makinën”.

Hamilton vazhdon të mbetet prapa shokut të skuadrës dhe zhgënjimi i tij në Red Bull Ring ishte ritmi i garës, pasi e kaloi vijën e finishit 9 sekonda pas Sharl Lëklerkut. “Të klasifikohesh me 8-9 sekonda larg Sharl nuk është rezultat i mjaftueshëm. Pra, kjo është ajo për të cilën duhet të punoj”, përfundoi Luis Hamilton.



Read it all at Bota Sot