Skënderbeu ka rinisur përgatitjet për edicionin e ri. Synim është vetëm rikthimi në Superiore ku u larguan me shumë pengje.
Së fundmi në Korçë ka mbërritur Paulo Estrela. Mesfushori 26-vjeçari vendoset kështu nën urdhërat e Ernest Gjokës.
Estrela ka edhe dy vite të mbetura kontratë me Skënderbeun. Me afrimin e tij, portugezi ia doli menjëherë të fitojë vendin e titullarit.
Foto e fundit e tregon me drejtorin sportiv të Skënderbeut. Estrela ka ndarë një foto pikërisht me Ardi Gjançin.