Djaloshi i gjeneratës së artë të Prishtinës që çoi peshë një ish Jugosllavi

- Bota Sot

Djaloshi i gjeneratës së artë të Prishtinës që çoi peshë një ish Jugosllavi

Është emri i madh i futbollit shqiptar, Mensur Nexhipi.

Trupshkurtër por sherrin e madh për rivalët.

I kishte sikur specialitet golat kundër ekipeve të mëdha.

Para 39 viteve shënoi het – trik kundër Zhelezniçarit të Sarajevës!

Përballje që mbahet mend edhe sot për nga kthesa në rezultat.

Prishtina avancoi me 3:1 pastaj mysafirët me 3:4 dhe u mbyllë takimi me rezultat 4:4.

Nexhipi ishte kryefjala e ndeshjes, het-trik-u i tij çoi peshë një ish Jugosllavi!

Portieri Shkërba nuk kishte fuqi t’i ndalonte goditje e tij.

Kjo ndeshje ishte e javës së 15-të të Ligës së Parë të të ish Jugosllavisë.

Me 30 nëntor 1986, java e 15-të

PRISHTINA-ZHELEZNIÇARI i Sarajevës 4:4

Stadiumi në Prishtinë.

Shikues: 15.000.

Gjyqtarë: Zoran Petroviq (Beograd), Magjoski (Prilep), Llaziq (Kulla).

Shënues: Mensur Nexhipi (20, 23, 62-nga penalltia), Muharrem Sahiti (34) - Pavlloviq (13), Baliq (35 e 60), Jankoviq (43).

Kartona të verdhë: Kujtim Shala.

Prishtina: Rade Stevanoviq 5, Arbnor Morina 6, Afrim Tovërlani 5, (Faton Domi 6), Boban Stankoviq 7, Skënder Shengyli 6, Muhamed Kolenoviq 6, Mensur Nexhipi 8, Sahit Kelmendi 6, Kujtim Shala 6, Fadil Muriqi 7 dhe Muharrem Sahiti 6 (Miodrag Çirkoviq 6).

Zhelezniçari: Shkërba 7, Ivanoviq 6, Baliq 8, Shabanhaxhoviq 6, Komshiq 6, Vërlasheviq 6, Jankoviq 6, Pavlloviq 6, Ninkoviq 6, Çuriç 6 dhe Milanoviq 6 (Gavrilloviq).



Read it all at Bota Sot