Këto mund të jenë ditë vendimtar për Viktor Gyokeres. Sipas “A Bola”,
klauzola e lirimit prej 60 milionë eurosh është aktive që nga 1 korriku (dje). E nëse Sporting refuzon oferta me këtë shifër, ata do të duhet t’i paguajnë kompensim prej 10% (ose 6 milionë euro) agjentit të suedezit, Hasan Cetinkaja.
Arsenali është gati të paraqitet me 60 milionë, por kampionët portugezë po këmbëngulin të kërkojnë 80 milionë euro.
Madje Sportingu thuhet se është gati të shkojë deri në “luftë”, për ta lënë Gyokeres të ikë vetëm për klauzolën e lirimit, që shkon në 100 milionë euro. Lojtari prej kohësh ka kërcënuar të mos paraqitet për grumbullim.