Objektivi më i nxehtë i momentit është Jadon Sancho

- Bota Sot

Objektivi më i nxehtë i momentit është Jadon Sancho

Pas zyrtarizimit të sulmuesit kanadez Jonathan David, Juventusi nuk ka ndërmend të ndalet dhe vazhdon me intensitet punën në merkato për të përforcuar skuadrën e trajnerit Igor Tudor.

Objektivi më i nxehtë i momentit është Jadon Sancho.

Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë rreth 25 milionë euro për ta transferuar anësorin anglez nga Manchester United, dhe sipas burimeve të fundit, kontaktet me lojtarin janë intensifikuar në orët e fundit.

Ndjesitë janë pozitive, por pengesa kryesore mbetet paga e lartë që Sancho përfiton në Premier League, rreth 15 milionë euro neto në sezon, një shifër që mund të jetë e vështirë për t’u përballuar nga Juventusi.

Sancho nuk është më pjesë e planeve të trajnerit të ri të “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, dhe vetë dëshira e lojtarit për të ndryshuar ambient mund të jetë vendimtare në zhvillimin e kësaj marrëveshjeje.

Lidhja mes Sancho dhe Manchester United nuk ka funksionuar kurrë realisht: në dy vite e gjysmë me fanellën e “Red Devils”, ai realizoi vetëm 12 gola në 83 ndeshje. Juventusi tani shpreson ta bindë lojtarin dhe të mbyllë një tjetër goditje të madhe për verën.



Read it all at Bota Sot