Vendos Laporta

- Bota Sot

Vendos Laporta

Nevoja për të gjeneruar të ardhura për të qenë në rregull me ligjet e fair-playit financiar dhe dëshirën për t’u përforcuar në pozicionet ku trajneri Hansi Flick e sheh më të nevojshme, po e shtynë Barcelonën të bëjë 3 shitje të mëdha në këtë merkato.

I pari në listë është një lojtar shumë premtues dhe sigurisht që jo të gjithë janë pro shitjes së tij. Bëhet fjalë për Fermin Lopez, për të cilin Joan Laporta dhe pjesa tjetër drejtuese e Barcelonës kanë vendosur se do shitet vetëm nëse vjen oferta e duhur. Barcelona e vlerëson 22-vjeçarin plot 80 milionë euro dhe nuk do pranojë asnjë ofertë nën këtë shifër.

Dy emrat e tjerë në listën e shitjes janë Ronald Araujo dhe Marc André Ter Stegen.

Për uruguaianin, Barcelona pret oferta deri në 40 milionë euro, duke parë që ka pasur një rënië të ndjeshme të formës së tij në sezonin e fundit. Përsa i përket Ter Stegen, Barcelona e vlerëson portierin gjerman deri në 20 milionë euro dhe do mirëpriste çdo ofertë që i afrohet kësaj shifre.



Read it all at Bota Sot