Pep Guardiola ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me sezonin e ri.
Tekniku spanjoll i ka bërë përfundimisht dalje Ederson, City do të përforcohet me një portier të ri këtë merkato.
Emri që bind më shumë Guardiolën është Diogo Costa. Portieri i Portos, 25 vjeç, është një nga portierët më të mirë të momentit në botë.
Klauzola e tij e lirimit, e vendosur në 75 milionë euro, nuk është një pengesë e pakapërcyeshme për financat e klubit anglez, i cili e sheh atë si një përforcim të nevojshëm për t’u rikthyer te suksesi sezoni i ri, pas dështimit në sezonin e fundit.
Vetë lojtari është i hapur për një transferim në Premier League, pasi tani është momenti i duhur për të bërë hapin gjigant në karrierë. Në anën tjetër, Porto është e gtashme të heq dorë nga Diogo Costa, mjafton të paguhet klauzola e tij, 75 milionë euro. Në ditët në vijim pritet të nisin negociatat zyrtare mes dy klubeve.