Fiton Hajdari largohet nga Liria

- Bota Sot

Fiton Hajdari largohet nga Liria

Fiton Hajdari nga sot nuk është pjesë e Lirisë.

Pas një sezoni të kaluar te skuadra prizrenase, Hajdari ka njoftuar largimin përmes një statusi në rrjetet sociale.

Ai ka falenderuar kryesin e klubit, trajnerët bashkëlojtarët dhe tifozët për përkrahjen.

”Nga sot nuk jam më pjesë e FC Liria

Me respekt dhe mirënjohje, dua të ju njoftoj se rrugëtimi im me FC Liria ka përfunduar.

Falënderoj nga zemra kryesinë e klubit, stafin e trajnerëve, bashkëlojtarët e mi që u bënë si familje.

Faleminderit tifozëve të zjarrtë Arpagjikët që gjithmonë kanë qenë forca jonë në çdo ndeshje dhe qytetit të Prizrenit, që më ka bërë të ndihem si në shtëpinë time. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë!”, ka shkruar Hajdari.



Read it all at Bota Sot