Hansi Flick blindon dy lojtarë

- Bota Sot

Hansi Flick blindon dy lojtarë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Fermín Lopez dhe Eric Garcia, dy lojtarë kyç në projektin e tij teknik, sipas Sport.

Fermín López, ylli i sezonit të kaluar me 8 gola dhe 10 asiste, ka refuzuar oferta të rëndësishme, përfshirë një nga Arabia Saudite, dhe dëshiron të vazhdojë të rritet me klubin katalanas.

Eric Garcia, mbrojtësi që ka kontratë deri në vitin 2026, e ka bindur Flick me shkathtësinë dhe profesionalizmin e tij, aq sa e bllokoi transferimin e tij si huazim në dy raste.

Tani po punohet për një rinovim për të konfirmuar rolin e tij në ekip.

Pavarësisht vështirësive financiare, Flick i ka përsëritur drejtuesve se këta dy lojtarë nuk janë në treg, duke u mbështetur në qëndrueshmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme të fortë.



Read it all at Bota Sot