Luis Enrique ia bën të qartë

- Bota Sot

Luis Enrique ia bën të qartë

Edhe pse ka një ekip super të kompletuar dhe mund të konsiderohet pa frikë si ekipi më i mirë momentalisht në botë, Luis Enrique ka kërkuar dy përforcime për sezonin e ri.

I pari dihet pasi është përfolur prej kohësh, bëhet fjalë për Illia Zabarnyi, qendërmbrojtësin ukrainas të Bournemouth, ndërsa emri i dytë që Luis Enrique i ka kërkuar presidentit Al-Khelaifi, është braziliani i Real Madridit, Rodrygo.

Trajneri i parizienëve e sheh lojtarin 24-vjeçar si një përshtatje të përsosur për strukturën e tyre ofensive, ku emra si Kvaratskhelia, Dembele, Desire Doue dhe Barcola ndërrojnë shpesh pozicione. Aftësia e Rodrygos për të luajtur në frontin sulmues e bën atë një lojtar të lakmuar për Luis Enriquen.

Real Madridi ka vendosur një çmim afër 80 milionë eurosh, por në Paris janë të bindur që mund të arrijnë një marrëveshje më të favorshme, duke ditur që situata mes sulmuesit dhe klubit është acaruar ndjeshëm kohët e fundit, pasi Rodrygo është i pakënaqur me minutat e pakta që e ka aktivizuar Xabi Alonso dhe kjo gjë mund ta shtyjë atë sa më shpejt drejt kryeqytetit francez.



Read it all at Bota Sot