Aston Villa transferon talentin holandez Zepiqueno Redmond

- Bota Sot

Aston Villa transferon talentin holandez Zepiqueno Redmond

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të ri holandez, Zepiqueno Redmond, nga klubi i njohur holandez Feyenoord.

Nëntëmbëdhjetë vjeçari i është bashkuar ekipit anglez pa ndonjë pagesë transferimi, pasi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me klubin e tij.

Redmond ishte dalluar këtë verë në Kampionatin Evropian U19, ku ka shënuar dy gola dhe ka ndihmuar Holandën ta fitojë trofeun. Ai kishte debutuar për ekipin e parë të Feyenoord në nëntor të vitit të kaluar dhe gjatë sezonit kishte arritur të luajë nëntë ndeshje, duke shënuar dy gola. Gjithashtu, ai kishte marrë pjesë në Champions League kundër ekipeve si Inter dhe Milan.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt këtë sezon. Kam përjetuar ëndrra që i kam pasur që fëmijë. Tani më pret një kapitull i ri në Premier League”, ka thënë Redmond për faqen zyrtare të klubit.

Te Aston Villa, Redmond pritet të luajë fillimisht me ekipin U21, ku do t’u bashkohet disa bashkëkombësve të tij si Ian Maatsen, Lamare Bogarde, Donyell Malen dhe Sil Swinkels.



Read it all at Bota Sot