Firmosi me Interin pas vizitave mjekësore

- Bota Sot

Firmosi me Interin pas vizitave mjekësore

Ange-Yoan Bonny mund të konsiderohet një lojtar i Interit në të gjitha aspektet.

Sulmuesi francez, i mbërritur nga Parma, u largua nga selia e klubit zikalter pak minuta më parë, i shoqëruar nga agjenti i tij dhe Federico Pastorello, ndërmjetës i operacionit, pasi nënshkroi kontratën që do ta lidhë atë me klubin e ri.

Bonny ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2029, me një pagë prej afërsisht 2 milionë eurosh neto në sezon plus bonuse. Parma do të marrë, midis pjesës fikse dhe bonuseve, afërsisht 25 milionë euro për transferimin e sulmuesit, i cili në Milano gjen trajnerin Chivu në stol.

Bonny bëri debutimin e tij profesional me Châteauroux në një humbje 2–1 në Ligue 2 ndaj AS Nancy më 31 tetor 2020. Më 31 gusht 2021, ai u bashkua me ekipin e Serie B, Parma, ku edhe u rrit dhe arriti te perfomonte edhe ne Serie A me gola dhe asist. I lindur në Francë, Bonny është me prejardhje nga Bregu i Fildishtë.



Read it all at Bota Sot