Francë, vajza 10-vjeçare vdes nga vapa në Versajë

- Bota Sot

Francë, vajza 10-vjeçare vdes nga vapa në Versajë

Një vajzë 10-vjeçare amerikane vdiq dje pasi i ra të fikët për shkak të nxehtësisë në oborrin e Pallatit të Versajës, të cilin po e vizitonte me prindërit e saj, tha një burim policor për Le Figaro.

Sipas informacioneve të mbledhura nga gazeta, viktima ishte ankuar për nxehtësinë pak para se të ndihej keq, rreth orës 6:20 të mbrëmjes.

Vajza, shtoi burimi, po trajtohej për çrregullime të spektrit të autizmit, “por jo për një problem me zemrën”.

Pritet të hapet një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes.



Read it all at Bota Sot