Futbolli u shokua sot pasi u dha lajmi për vdekjen e yllit të Liverpoolit, Diogo Jota.
Por, kush ishte në të vërtetë futbollisti portugez, i cili kishte dhënë kontribut në sukseset e “Reds” në vitet e fundit.
Diogo Jota, 28 vjeç, ishte pjesë e Liverpoolit nga viti 2020 kur ishte transferuar nga Wolverhampton për 44,7 milionë euro.
Nga ajo kohë, me “Reds” i ka zhvilluar 182 ndeshje dhe i ka realizuar 65 gola, ndërsa i kishte bërë edhe 26 asistime.
Në këtë periudhë ai i kishte fituar tre trofe me “Të Kuqtë”: Një Premierligë (2024/25), një FA Cup (2021/22) dhe një Kupë të Ligës (2021/22).
Përfaqësuesi portugez e kishte një eksperiencë të shkurtër edhe në Atletico Madrid.
“Los Rojiblancos” e kishin transferuar atë nga Paços Ferreira në vitin 2016 për 7 milionë euro.
Kishte shënuar në një ndeshje miqësore kundër Crotones (0:2), por nuk kishte debutuar asnjëherë në një ndeshje zyrtare.
Në të njëjtën verë ishte huazuar në Porto.
Atje e kishte treguar veten për t’u shitur më pas në vitin 2018 për 14 milionë euro në Wolverhampton, prej nga më pas kishte shkuar në Liverpool.