Kanë nisur ndeshjet e raundit të dytë në grand slam-in e Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Numri 2 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Oliver Tarvet.
Një biletë për më tej siguron edhe rusi Andrey Rublev, që mundi 3-1 Lloyd Harris, amerikani Taylor Fritz eliminoi Gabriel Diallo, pas fitores 3-2. Më tej shkojnë edhe Cameron Norrie, Karen Khachanov e Adrian Mannarino.
Vijojnë surprizat te femrat, pasi nga gara u eliminua numri 4 në botë, tenistja italiane Jasmine Paolini, që u mund 2-1 nga Kamilla Rakhimova. Kualifikohet më tej numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, që mundi 2-0 Marie Bouzkova.
Në raundin e tretë shkon edhe tenistja amerikane Madison Keys, belgia Elise Martens, japonezja Naomi Osaka, britanikja Emma Raducanu, rusja Anastasia Pavluchenkova dhe ukrainsja Eliona Svitolina.