Zbulohet shkaku i aksidentit që e la të vdekur yllin e futbollit

- Bota Sot

Zbulohet shkaku i aksidentit që e la të vdekur yllin e futbollit

Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva u ndanë nga jeta mbrëmë pas një aksidenti të tmerrshëm trafiku të pësuar në Spanjë.

Garda Civile Spanjolle ndërkohë i ka zbuluar edhe shkaqet e aksidentit fatal, i cili ndodhi në Zamora të shtetit iberik.

Vetura e futbollistëve doli nga rruga dhe mori flakë, ndërsa si pasojë vdiqën dy vëllezërit.

“Informacioni që kemi deri më tani është se makina, e cila ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë tejkalimit”, njofton fillimisht Garda Civile Spanjolle.

“Ishte në orët e para të mëngjesit, ora 00:30, në komunën e Cernadillës në provincën e Zamorës. Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën”, njoftoi tutje Garda Civile Spanjolle.



Read it all at Bota Sot