Reagime të shumta nga të gjitha anët në botën e futbollit po vijnë pas vdekjes së papritur të futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota.
E njëri prej atyre që reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale ishte edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili dikur e kishte bashkëlojtar portugezin tek “Reds”.
Zemra e yllit nga Kosova është thyer dhe ai e postoi një foto ku shihet me 28 vjeçarin.
Xherdan Shaqiri e Diogo Jota
“Pusho në paqe vëlla”, shkroi Shaqiri.