Ronaldo nuk e beson dot për vdekjen e shokut: Nuk ka kuptim, ne ishim bashkë, ti sapo u martove

- Bota Sot

Ronaldo nuk e beson dot për vdekjen e shokut: Nuk ka kuptim, ne ishim bashkë, ti sapo u martove

Cristiano Ronaldo, kapiteni i Kombëtares së Portugalisë ka reaguar në rrjetet sociale për vdekjen tragjike të Diogo Jotas.

Jota ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit pas një aksidenti me makinë dhe tashmë gjithë bota e sportit po reagon dhe po shprehin ngushëllime për këtë humbje të madhe.

Ronaldo përmes rrjeteve sociale ka shkruar një mesazh emocionues për vdekjen e bashkëkombëasit të tij.

“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë me Kombëtaren e Portugalisë. Ti u martove! Familjes tënde, gruas dhe fëmijëe të tu u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës.

“E di që do jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe Diogo dhe Andre. Do na mungoni të gjithëve”, shkruhet në mesazhin e Ronaldo.



Read it all at Bota Sot