Barcelona po bën ç’mos për të gjeneruar fonde të nevojshme për të mundësuar regjistrimin e Williams.
Në këtë drejtim Laporta, përveç marrëveshjeve që po bën me sponsorë të nddryshëm, ka hedhur sytë nga skuadra.
Sipas medieve spanjolle presidenti i Barçës shpreson që një pjesë e mirë e parave të vijnë nga shitjet e disa lojtarëve dhe kursimi i pagave të tyre.
Në këtë drejtim ka ndërhyrë Hansi Flick, i cili i ka bërë me dije presidentit se dy lojtarë për të cilët flitet se kanë shumë merkato shitja nuk është një opsion.
Për trajnerin gjerman nga skuadra nuk duhet të largohen Fermin Lopez (22 vjeç) dhe Eric Garcia (24 vjeç). Flick i konsideron si të rëndësishëm dy elementët në fjalë dhe i ka kërkuar Laporta-s që të moss pranojë të ulet në tavolina diskutimi për shitjen e tyre.