Guardiola nis bisedimet me lojtarët

- Bota Sot

Guardiola nis bisedimet me lojtarët

Pep Guardiola do të zhvillojë bisedime vendimtare me lojtarët e Manchester City, ndërsa do të nisë një valë largimesh. Skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Botës për klube këtë javë, turneu ku ai kishte marrë një skuadër prej 27 lojtarësh në SHBA.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, trajneri Pep Guardiola tha: “Kemi një skuadër të madhe dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është e vështirë të qëndrojnë të gjithë. Nuk kam ide, të shohim me klubin se cilët do të qëndrojnë”.

“Do të flasim edhe me lojtarët. Tani do të pushojmë, do të kthehemi në ditët e ardhshme dhe do të fillojmë Premier League. Sezoni do të jetë shumë i gjatë dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Ky është realiteti”, tha Guardiola.

Duke folur edhe një herë për eliminimin nga turneu amerikan, ai tha: “

Është një skuadër vërtet e mirë, por jam i zhgënjyer për shumë lojtarë që do të kishim dashur t’i linim të luanin, por nuk ishte e mundur“.



Read it all at Bota Sot