Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.P., shtetas i Republikës së Kosovës për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Në njoftimin për media thuhet se pas shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm, Samedin Cena, e shpalli fajtor të pandehurin K. P., për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik, e cila kishte përfunduar me fatalitet.
“Të pandehurit iu shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë vjet.
Si dhe dënim plotësues marrje e lejes së vozitjes, duke i ndaluar drejtimin e automjetit në kohëzgjatje prej tri vjet, duke u llogaritur pas mbajtjes së dënimit të shqiptuar”, thuhet në njoftim.