Tifozët kanë filluar të mblidhen jashtë stadiumit Anfield, duke vendosur lule dhe duke i bërë homazhe Diogo Jotas në memorialin e Hillsborough.
Sulmuesi portugez adhurohej nga mbështetësit e Liverpoolit – kënga që tifozët kënduan për të duke i çuar Reds “drejt fitores” ka qenë një nga më të popullarizuarat në ‘Kop’ gjatë viteve të fundit të suksesit.
Jota ishte një golashënues i rregullt, por këmbëngulja, ritmi i punës dhe karakteri i tij i qetë e bënë atë edhe më të dashur si njeri.
Njerëzit në Liverpool janë të tronditur dhe thellësisht të trishtuar sot (e enjte) pas lajmit për vdekjen tragjike të tij.
Ndryshe, Jota u raportua se ka vdekur së bashku me vëllain e tij pas një aksidenti në trafik, ku vetura doli nga rruga dhe pastaj mori flakë.