Ngec transferimi i Nunez te Napoli

- Bota Sot

Ngec transferimi i Nunez te Napoli

Corriere dello Sport raporton se Aurelio De Laurentiis ka zhvilluar personalisht negociata për transferimin e Darwin Nuñez nga Liverpool, duke u takuar me agjentin shqiptar Fali Ramadani, i ngarkuar me ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeje.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis, është takuar drejtpërdrejt me Ramadani për të diskutuar detajet e mundshme të transferimit të sulmuesit në Stadio Maradona.

Bisedimet midis Liverpoolit dhe Napolit kanë ngecur, prandaj De Laurentiis ka vendosur të ndërhyjë vetë në negociata, megjithëse ka biseduar me Ramadanin, i cili nuk është agjent i Nuñezit.

Corriere dello Sport konfirmon se sulmuesi uruguaian është i hapur për t’u bashkuar me Napolin, dhe arritja e marrëveshjes për kushtet personale pritet të mos jetë problem.

Megjithatë, Napoli ende nuk ka arritur një marrëveshje për tarifën e transferimit me Liverpoolin. Sipas raportimeve, Liverpooli kërkon 60 milionë euro, ndërsa Napoli mund ta mbyllë marrëveshjen për rreth 50 milionë euro.

Nga ana tjetër, Napoli ka hezituar të ofrojë më shumë se 43 milionë euro për Nuñezin, i cili pritet të largohet nga “Anfield” gjatë kësaj vere.

Si alternativë kryesore për sulmues, Napoli ka Lorenzo Lucca nga Udinese, por edhe ai do të kushtonte të paktën 40 milionë euro.

Agjenti Fali Ramadani përfaqëson gjithashtu edhe një tjetër objektiv të Napolit, Federico Chiesa, si dhe ish-qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly, i cili iu bashkua Chelseat nga Napoli në vitin 2022.



Read it all at Bota Sot