Vllaznia njeh kundërshtarët në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League

- Bota Sot

Vllaznia njeh kundërshtarët në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League

Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës është hedhur këtë të enjte shorti i fazës para-eliminatore të Futsal Champions League 2025/26, ku do të marrë pjesë edhe kampionia në fuqi e Shqipërisë, Vllaznia Futsal.

Në këtë fazë marrin pjesë 32 skuadra europiane, të ndara në 8 grupe me nga katër ekipe secila. Vllaznia Futsal është shortuar në Grupin B, së bashku me Tigers Roermond (Holandë), KMF Bajo Pivljanin (Mali i Zi) dhe Ísbjörninn (Islandë).

Ndeshjet e turit para-eliminator do të zhvillohen në datat 26–31 gusht dhe në fazën tjetër do të kualifikohen vetëm skuadrat e renditura në vendin e parë në secilin grup. Kalendari me datat dhe oraret e ndeshjeve do të përcaktohet në ditët në vijim nga UEFA.

Ndërkohë, UEFA ka vendosur që ndeshjet e grupit B ku bën pjesë dhe Vllaznia Futsal të zhvillohen në vendin tonë.



Read it all at Bota Sot