Princi dhe Princesha e Uellsit kanë shprehu ngushëllimet e tyre pas lajmit për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva.
Në një deklaratë të ndarë në “X”, çifti shkroi: “Si pjesë e familjes së futbollit, jemi thellësisht të trishtuar të dëgjojmë për ndarjen nga jeta të Diogo Jota dhe vëllait të tij”.
Familja mbretërore shton se mendimet e tyre janë me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin Jotan në Liverpool FC dhe Ëolves – të dyja klube në Angli për të cilat luajti Jota.
Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare, raporton revista prestigjioze spanjolle, Marca.
Siç raportohet, lojtari vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku në zonën e Zamora, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë Komunës së Palacios de Sanabria.